Aktvendim për papranueshmëri

VLERESIMI I KUSHTETUTSHMERISE të Vendimit të Gjykatës Komunale ne Gjilan, E. nr. 299/05, të datës 26 maj 2009 dhe Vendimit të Gjykatës Komunale në Gjilan, P. nr. 772/05, të datës 26 mars 2009 dhe Vendimit te Gjykatës Komunale në Gjilan, Ed. nr. 44/09, të datës 25 nëntor 2009

Nr. të lëndës KI 49/09

Parashtruesit: Veli Sermaxhaj

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me të cilën pretendon se vendimet e Gjykatës Komunale në Gjilan, të marra nga i njëjti gjyqtar në procedurë civile dhe penale, nuk janë konsistente me njëra tjetrën dhe se eksperti e prokurori ishin të njëanshëm në kryerjen e detyrave të tyre, Me këtë, parashtruesi pretendon se i janë cenuar të drejtat e tij kushtetuese, duke mos specifikuar saktësisht se cilat dispozita kushtetuese cenohen, Gjykata Kushtetuese vendosi që ta refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë evidencë se ka apeluar vendimet e cekura në ndonjë gjykatë të instancës më të lartë, andaj nuk i ka shteruar mjetet juridike të parapara me ligj

Parashtruesit:

Veli Sermaxhaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Criminal