Aktgjykim

Vleresimi i kushtetutshmerise se aktvendimit te Gjykates Komunale ne Ferizaj, Aktvendimi C. nr. 340/2001, i dates 11 janar 2002

Nr. të lëndës KI 08/09

Parashtruesit: Ali Azemi

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën pretendon se është shkelur parimi res judicata, me rastin e mosekzekutimit të aktgjykimit final të Gjykatës Komunale në Ferizaj e cila e ka njohur të drejtën e ish-punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, të larguar nga puna në mënyrë të kundërligjshme, për kompensim për rrogat e papaguara, Parashtruesit pretendojnë se me mosekzekutimin e këtij vendimi final atyre u janë shkelur e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit si dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë kërkesën të pranueshme me arsyetimin se parashtruesit i kanë shteruar të gjitha mjetet efektive, dhe se ka pasur shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të drejtës për zgjidhje efektive, Më tej, Gjykata ka urdhëruar Qeverinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit që ta ekzekutojnë vendimin final të Gjykatës Komunale të Ferizajt, dhe t’i raportojë Gjykatës brenda gjashtë muajsh mbi masat e marra në këtë drejtim

Parashtruesit:

Ali Azemi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile