Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ-UZVP.nr.62/2018, të 5 dhjetorit 2018

Nr. të lëndës KI 53/19

Parashtruesit: Muharrem Mehmeti

Shkarko:

KI53/19, Parashtrues: Muharrem Mehmeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ-UZVP. nr. 62/2018, të 5 dhjetorit 2018

KI53/19, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shkurtit 2020, publikuar më 3 mars 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë  qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin [ARJ-UZVP. nr. 62/2018], me të cilin u refuzua si e pabazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor kundër Aktgjykimit [AA. nr. 57/2018] të 18 korrikut 2018, të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Esenca e kërkesës kishte të bënte me kërkesën e parashtruesit që të anulohet Vendimi i Ministrisë së Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Departamenti i Administratës Pensionale i 9 nëntorit 2015, përmes të cilit ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa e parashtruesit, për njohjen e të drejtës në pension kontibutpagues të moshës.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të përcaktuara me nenet 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet në fjalë nuk janë mbështetur në rekomandimin ex officio nr. 235/18 i lëshuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit drejtuar organeve ekzekutive dhe Raporti i Drejtorit të përgjithshëm nga Zyra Ndërkombëtare e Punës, GB. 253/17/17, Gjenevë 1992.

Lidhur me pretendimin e dytë, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte mbështetur pretendimin e tij, dhe në bazë të rregullit të 39 (2) të Rregullores së punës ishte shpallur qartazi e pabazuar në baza Kushtetuese.

Parashtruesit:

Muharrem Mehmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative