Aktgjykim

Vlerësimi i amendamentit  të propozuar të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 24 dhjetor 2022, me shkresën nr. 08/3198/DO-1347/1

Nr. të lëndës KO207/22

Parashtruesit: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Shkarko:

KO207/22, Parashtrues:  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlerësimi i amendamentit  të propozuar të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 24 dhjetor 2022, me shkresën nr. 08/3198/DO-1347/1

KO207/22, Aktgjykim i 4 korrikut 2023, publikuar më 7 gusht 2023

Fjalët kyçe: Amendamente kushtetuese, kontroll preventiv i kushtetutshmërisë, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur dhe publikuar Aktgjykimin në rastin KO207/22, me parashtrues Kuvendi i Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e amendamentit të propozuar kushtetues të paraqitur nga Kryetari i Kuvendit së Kosovës më 21 dhjetor 2022. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatë bazuar në paragrafin 9 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, sipas të cilit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.

Gjykata, njëzëri vendosi që kërkesa është e pranueshme dhe konstatoi që amendamenti i propozuar i nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, përmes të cilit, listës së marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të aplikueshme i shtohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, nuk zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.

Përkitazi me vlerësimin e amendamentit të propozuara nga Kuvendi, Gjykata fillimisht analizoi parimet kryesore të vendosura me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe vuri theks në të drejtat që ajo përcakton përkitazi me (i) respektin për dinjitetin e natyrshëm, autonominë individuale, përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale, dhe pavarësinë e personit me aftësi të kufizuara; (ii) respektimin e parimit të mosdiskriminimit; (iii) pjesëmarrjen dhe  përfshirjen e plotë dhe efektive të tyre në shoqëri; (iv) respektin për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuara si pjesë e diversitetit njerëzor dhe humanizmit; si dhe (v) respektin për kapacitetet në zhvillim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe respektin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar për të ruajtur identitetin e tyre. Gjykata gjithashtu vuri theks në detyrimet pozitive që merr përsipër Republika e Kosovës përmes këtij amendamenti kushtetues, duke pasur parasysh që Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara përcakton edhe detyrime specifike pozitive ndaj shteteve për ndërmarrjen masave të nevojshme legjislative, si dhe masave të tjera, duke krijuar mekanizma në funksion të zbatimit të plotë të saj.

Bazuar në të lartcekurat dhe pasi që i vlerësoi të njëjtat nën dritën e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës, Gjykata konstatoi që teksti i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II.

Parashtruesit:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 29 - E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër