KI74/18, Parashtrues: Gëzim Murati, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike
KI74/18, Vendim i 05 nëntorit 2018, publikuar më 06 dhjetor 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, vendim për refuzim
Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se autoritete të ndryshme publike kishin shkelur shumë të drejta të tij të garantuara me Kushtetutë. Lidhur me shkeljen e këtyre të drejtave dhe si dëmshpërblim, parashtruesi kishte kërkuar në kërkesën e parashtruar shumën prej 100.000 eurosh.
Marrë parasysh faktin se parashtruesi i kërkesës nuk kishte dorëzuar dokumentet përkatëse, Gjykata i kërkoi atij të sqaronte se vendimin e cilit autoritet publik po e kontestonte pranë Gjykatës, si dhe t’i bashkëngjiste dokumentet përkatëse.
Parashtruesi i kërkesës, si rrjedhojë, kishte dërguar vetëm një shkresë me email, duke mos bashkangjitur dokumente relevante dhe duke mos qartësuar kërkesën e tij.
Si përfundim, Gjykata refuzoi kërkesën e tij me procedurë të shkurtër, sepse ai nuk kishte plotësuar kushtet e parapara me dispozitat e Kushtetutës, të Ligjit dhe të Rregullores së punës.
Gëzim Murati
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës