Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0036, të 3 gushtit 2017

Nr. të lëndës KI 124/17

Parashtruesit: Alban Sejdiu, Albana Sejdiu, Dardan Sejdiu, Shehide Sejdiu

Shkarko:

KI124/17, Parashtrues: Alban Sejdiu, Albana Sejdiu, Dardan Sejdiu dhe Shehide Sejdiu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0036, të 3 gushtit 2017

KI124/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 majit 2018, publikuar më 12 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtja e pronës mbrojtja gjyqësore e të drejtave, qartazi e pabazuar

Më 3 gusht 2017, Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me Aktvendimin AC-I-17-0036, refuzoi ankesën e parashtruesve të kërkesës si të pabazuar për arsye procedurale dhe vërtetoi Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, C-IV-13-0595, të 19 janarit 2017.  Parashtruesit e kërkesës në cilësi të trashëgimtarëve,  kërkonin kompensim për pagat të papaguara të paraardhësit e  tyre, për periudhën 1 janar 2003 deri më 1 qershor 2006 i cili kishte qenë punëtor në Ndërmarrjen Shoqërore “Krikos.

Parashtruesit në Gjykatën Kushtetuese pretenduan se sigurimi i kopjes së padisë së dorëzuar nga paraardhësi i tyre në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka qenë shumë vështirë i realizueshëm, pasi që ende nuk kishte përfunduar procedura e trashëgimisë dhe se ato dokumente parashtruesit e kërkesës kanë arritur t’i sigurojnë me shumë mundime.

Gjykata konkludoi se parashtruesit e kërkesës nuk i kanë mbështetur me prova pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë, sepse faktet e paraqitura nga ta nuk tregojnë që gjykatat e rregullta ua kanë mohuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, siç pretendohet nga parashtruesit

Parashtruesit:

Alban Sejdiu, Albana Sejdiu, Dardan Sejdiu, Shehide Sejdiu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile