Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-12-0037-A0001-5, të 6 tetorit 2016
Nr. të lëndës KI 61/17
Parashtruesit: Miladin Rašović
KI61/17, Parashtrues: Miladin Rašović, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-12-0037-A0001-5, të 6 tetorit 2016
KI61/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 28 shkurtit 2018, publikuar më 30 prill 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, gjuhët, qartazi e pabazuar
Më 6 tetor 2016, Kolegji i Apelit, me Aktgjykimin AC-I-12-0037-A0001-5, aprovoi ankesën e AKP-së kundër Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar, SEL-09-0015, të 14 majit 2012, dhe si rrjedhojë parashtruesi i kërkesës u largua përfundimisht nga lista e përfituesve të të ardhurave të realizuara nga privatizimi i Ndërmarrjes Shoqërore “UTVA” nga Peja.
Parashtruesi në Gjykatën Kushtetuese pretendoi se ankesën e AKP-së, të parashtruar kundër Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar, SEL-09-0015, të 14 majit 2012, e ka pranuar vetëm në gjuhën shqipe dhe se për një gjë të tillë e ka njoftuar Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, mirëpo ankesa e përkthyer nuk i është dorëzuar asnjëherë. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës pretendoi se vendimin e kontestuar nuk e ka pranuar asnjëherë dhe se për përmbajtjen e tij është njoftuar tërthorazi nga një koleg i tij.
Gjykata konkludoi se kërkesa është e papranueshme, për shkak se nuk është dorëzuar brenda afatit, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, siç parashihet me nenin 49 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës.
Miladin Rašović
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile