KI156/17, Parashtrues: Valmir Hajrullahu, vlerësim i kushtetutshmërisë së
Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës PML. nr. 282/2017 të 13 tetorit 2017
KI156/17, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 29 prmaj 2018, publikuar më 11 qershor 2018
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta për mjete efektive juridike, kërkesë e jashtëafatshme
Parashtruesi i kërkesës pretendoi se me vendimin e kontestuar të Gjykatës Supreme i ishin shkelur atij të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 32 [E drejta për Mjete Efektive Juridike] të Kushtetutës, duke i ndërlidhur këto shkelje me nenin 432, paragraf 1 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, konstatoi se parashtruesi i kërkesës në të vërtetë kishte ushtruar një mjet juridik, i cili nuk ishte i lejueshëm me ligj. Për këtë arsye, Gjykata si vendim përfundimtar dhe për çështje të llogaritjes së afatit, e mori Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, Pn.nr.516/17, të 5 korrikut 2017 të cilin parashtruesi e kishte pranuar më 17 korrik 2017 dhe erdhi në përfundim se kërkesa ishte dorëzuar jashtë afatit prej katër muajve. Si përfundim, Gjykata konkludoi se kërkesa nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës.
Valmir Hajrullahu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale