KI71/17, Parashtrues: Gabriel Tot, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës-Kolegjit të Apelit për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Pronës, GSK-KPA-A-006/15, të 3 gushtit 2016
KI71/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 majit 2018, publikuar më 19 qershor 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, qartazi e pabazuar
Gjykata Supreme e Kosovës-Kolegji i Apelit, nëpërmjet Aktgjykimit GSK-KPA-A-006/15, refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar për arsye procedurale, duke vërtetuar Vendimin e Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës, KPCC/D/R/239/2014, të 30 prillit 2014.
Parashtruesi në kërkesën e tij nuk ka saktësuar se cila dispozitë kushtetuese mund të jetë shkelur. Parashtruesi i kërkesës u ankua në Gjykatën Kushtetuese se si rezultat i konstatimit të gabuar të gjendjes faktike nga gjykatat e rregullta, i është refuzuar kërkesa për vërtetimin e të drejtës së shfrytëzimit dhe kthimin e posedimit të banesës.
Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur dhe dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij. Kërkesa u deklarua e papranueshme si qartazi e pabazuar.
Gabrijel Tot
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile