Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 34/2017, të 19 korrikut 2017

Nr. të lëndës KI114/17

Parashtruesit: Albert Hadri

Shkarko:

KI114/17, Parashtrues: Albert Hadri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 34/2017, të 19 korrikut 2017

KI114/17, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 22 shkurt 2018, publikuar më 26 prill 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë administrative, kontest pune, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta në punë dhe ushtrim të profesionit, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës kontestoi Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 34/2017, të 19 korrikut 2017, përmes të cilit pretendoi se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, në veçanti e drejta për gjykim të drejtë dhe e drejta në punë dhe ushtrimit të profesionit, për shkak se gjykatat e rregullta nuk kishin zbatuar në mënyrë korrekte dispozitat e ligjeve të aplikueshme.

Si përmbledhje, Gjykata konsideroi se ajo nuk është “shkallë e katërt” dhe se interpretimi i ligjit është domen i gjykatave të rregullta. Si përfundim, Gjykata konkludoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte paraqitur dëshmi prima facie në mbështetje të pretendimit të tij se gjykatat e rregullta shkelën të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Parashtruesit:

Albert Hadri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit, Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative