Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 32/2018, të 27 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 137/18

Parashtruesit: Selim Leka

Shkarko:

KI137-18, Parashtrues i kërkesës: Selim Leka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 32/2018 të 27 shkurtit 2018

KI137-18, Aktvendim për papranueshmëri i 12 dhjetorit 2018, i publikuar më 22 janar 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, jashtë afatit kohor

Parashtruesi kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 27 shkurtit 2018, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për revizion ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 3137/2016 të 26 tetorit 2017.

Parashtruesi në kërkesë theksoi se aktgjykimi i kontestuar i është dorëzuar atij më 12 prill 2018.

Në lidhje me këtë, Gjykata, duke marrë parasysh datën e dorëzimit të Aktgjykimit të kontestuar Rev. nr. 32/2018, që sipas pretendimeve të parashtruesit ishte 12 prilli 2018, si dhe datën në të cilën parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në Gjykatë, që është 14 shtatori 2018, konkludon se parashtruesi e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë jashtë afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit është dorëzuar jashtë afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe si e tillë është e papranueshme për shqyrtim të mëtejshëm.

Parashtruesit:

Selim Leka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri