Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 182/2012, të 20 qershorit 2013

Nr. të lëndës KI 30/18

Parashtruesit: Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar i N. H., XH. H. dhe S. H.

Shkarko:

KI30/18, Parashtrues: Sahit Musa, si përfaqësues i pretenduar i N.H., XH.H dhe S.H., vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 182/2012 të 20 qershorit 2013

KI30/18, Vendim për refuzim të kërkesës të 30 majit 2018, publikuar më 11 qershor 2018.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë jo e plotë, përfaqësues i paautorizuar, refuzim me procedurë të shkurtë

Kërkesa është parashtruar nga një avokat i cili pretendon të jetë i autorizuar për të përfaqësuar N.H., XH.H dhe S.H..

Gjykata kërkoi nga përfaqësuesi i paautorizuar që ta plotësojë formularin e kërkesës, të specifikojë emrat e parashtruesve të kërkesës që pretendohet që ai përfaqëson dhe të dorëzojë autorizimin përkatës.

Megjithatë, përfaqësuesi i paautorizuar nuk ka dorëzuar informatat dhe dokumentet e kërkuara.

Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar. Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtë në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar i N. H., XH. H. dhe S. H.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile