Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 145/2017, të 18 tetorit 2017

Nr. të lëndës KI134/17

Parashtruesit: Qazim Dajakaj

Shkarko:

KI134/17, Parashtruesi i kërkesës: Qazim Dajakaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 145/2017, të 18 tetorit 2017

KI 134/17, Vendim për papranueshmëri i datës 21 shkurt 2018, publikuar më 26 prill 2018

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, vepër penale, kërkesë qartazi e pabazuar 

Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit (PKR. nr. 540/2011) shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për kryerjen e veprës penale kontraktim i përfitimit joproporcional, në bashkëpunim me personin M. T. dhe e dënoi me 1 (një) vit burg, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se parashtruesi i kërkesës nuk do të kryejë ndonjë vepër penale brenda afatit prej 3 (tre) vjetësh. Duke vepruar sipas ankesës, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë u refuzua si e pabazuar nga Gjykata e Apelit.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte përpara Gjykatës Kushtetuese, inter alia, se Gjykata Supreme, duke refuzuar si të pabazuar kërkesën e tij për mbrojtjen e ligjshmërisë, ia kishte shkelur të drejtat e garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenin 6 (E drejta për gjykim të drejtë) e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata vuri në dukje se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në asnjë mënyrë nuk e arsyetonin shkeljen e pretenduar të të drejtave kushtetuese për barazi para ligjit dhe gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në të cilat ai thirret dhe se ai nuk e ka dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij. Prandaj, Gjykata e shpalli të papranueshme kërkesën e parashtruesit për shkak se ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me nenin 48 të Ligjit, të specifikuar më tej në rregullat 36 (1) (d) dhe 36 (2) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Qazim Dajakaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale