Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit Pml. nr.317/2023 të 12 korrikut 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI257/23

Parashtruesit: Gerolld Nikoliqi

Shkarko:

KI257/23: Parashtrues Gerolld Nikoliqi Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit Pml. nr.317/2023 të 12 korrikut 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

KI257/23, Aktvendim për papranueshmëri i 17 korrikut 2024, publikuar më 11 tetor 2024;

Fjalët kyçe: pranim i fajësisë; matja e dënimit; dhuna në familje;

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj parashtruesit të kërkesës për shkak të kryerjes së veprës penale dhunë në familje nga neni 248 [Dhuna në familje], paragrafi 1 dhe nenin 185 [Lëndimi i lehtë trupor], paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit [Nr. 06/L-074] Penal të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin [Nr. 08/L -188]. Parashtruesi i kërkesës e pranoi fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykata Themelore e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës dhe ia shqiptoi dënimin unik për veprat penale në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muajsh. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme refuzuan ankesën respektivisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së parashtruesit të kërkesës dhe vërtetuan aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta janë në kundërshtim me nenet 24, 30, 31, 32, 33 dhe 54 të Kushtetutës, për shkak të (i) moszbatimit të udhëzimit të Gjykatës Supreme në lidhje me dënimin; (ii) mungesë e konsistencës në gjykimin e tij; (iii) mungesa e provave gjatë shqiptimit të dënimit.

Gjykata vlerësoi se gjykatat e rregullta i kishin adresuar të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe kishin dhënë arsye të mjaftueshme në lidhje me shqiptimin e dënimit brenda kufijve ligjor të përcaktuar nga Kodi Penal. Gjykata konstatoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe rrjedhimisht shpallen qartazi të pabazuara.

Parashtruesit:

Gerolld Nikoliqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale