KI97/22, Parashtruesi i kërkesës: Gani Bërnjashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të autoritetit publik
KI97/22, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2022, publikuar më 23 shtator 2022
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës me procedurë të shkurtër
Parashtruesi i kërkesës i paraqiti kërkesë Gjykatës të shkruar në një fletë letre.
Në lidhje me këtë, Gjykata i ka dërguar parashtruesit të kërkesës një shkresë me të cilën i kërkoi që ta plotësojë kërkesën me informatat relevante, si dhe t’i dorëzojë Gjykatës të gjitha vendimet dhe dokumentet relevante për rastin e tij.
Parashtruesi i kërkesës si përgjigje Gjykatës i dërgoi formularin e kërkesës të plotësuar vetëm pjesërisht, pa vendime dhe dokumente plotësuese.
Prandaj, Gjykata nuk mundi të vazhdojë me procedimin e mëtejmë të kërkesës së tij, dhe rrjedhimisht në bazë të praktikës së saj, kërkesën e parashtruesit e refuzoi me procedurë të shkurtër sipas rregullave 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës.
Gani Bërnjashi
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile