Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 172/21

Parashtruesit: Emin Behrami

Shkarko:

KI172/21, Parashtruesi: Emin Behrami; Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI172/21, Vendim i 15 shkurtit 2022, publikuar më  27 prill 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedure e shkurtër.

Gjykata fillimisht rikujton se parashtruesi i kërkesës paraqet kërkesë për herë të tretë në Gjykatë. Nga dokumentet e përfshira në kërkesë, rezultoj se parashtruesi i kërkesës ishte arsimtar në shkollën e mesme islame “Alauddin” në Prishtinë dhe përgjatë gjithë procesit pranë gjykatave të rregulla kishte kontestuar Vendimin nr. 631/10, permes te cilit iu ndërpre parashtruesit marrëdhënien e punës për shkak të shkeljeve serioze te rregullave të BIK-ut.

Gjykata rikujton se, më 21 shtator 2021, kishte pranuar një kerkesë nga parashtruesi i kërkesës. Duke qenë se kërkesa nuk ishte e kompletuar dhe nuk përmbante të dhëna të vlefshme, informata/dokumente dhe as vendimin e specifikuar të autoritet publik të cilin e konteston, Gjykata me 7 tetor 2021 kërkoi nga parashtruesi që të plotësoj kërkesën me te dhëna duke si dhe dorëzimin e dokumentacionit te nevojshme mbështetës duke përfshirë edhe dorëzimin e  vendimit të fundit të cilin pretendon që i konteston. Gjykata po ashtu rikujton se më 28 dhjetor 2021, kërkoi përsëri  nga parashtruesi i kërkesës që të dorëzon dokumentet përcjellëse dhe vendimet e autoriteteve publike që pretendon se i konteston, por parashtruesi nuk arriti të përgjigjet kërkesave të Gjykatës.

Në këtë aspekt, Gjykata vlerëson se përkundër kërkesave specifike të Gjykatës drejtuar parashtruesit të kërkesës, ky i fundit i) nuk e ka specifikuar aktin e autoritet publik që e konteston; si dhe ii) nuk i kishte dorëzuar të gjitha vendimet që ndërlidhen me rastin e tij.

Gjykata rithekson se në rrethanat e rastit konkret kërkesa e parashtruesit është e paqartë në kuptim se cilin akt të autoritetit publik parashtruesi e konteston në Gjykatë; dhe e paplotë në kuptim te mos dorëzimit të dokumentacion te nevojshme mbështetës duke përfshirë vendimin të cilin parashtruesi pretendon që e konteston.

Nga sa më sipër, Gjykata konstatoj se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Emin Behrami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative