Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme, GJS-2022-002, të 1 marsit 2022

Nr. të lëndës KI 01/23

Parashtruesit: Amir Hamza

Shkarko:

KI01/23, Parashtruese: Amir Hamza, Vlerësim i kushtetutshmërisë Vendimit GJS-2022-002 të 1 marsit 2022 të Kryetarit të Gjykatës Supreme

KI01/23, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 14 nëntorit 2023, publikuar më 20 dhjetor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës

Kërkesa ishte dorëzuar nga Amir Hamza nga Komuna e Prizrenit. Parashtruesi i kërkesës kontestoi Vendimin [GJS-2022-002] të 1 marsit 2022 të Kryetarit të Gjykatës Supreme

Më 27 korrik 2023, Gjykata i dërgoi një shkresë parashtruesit të kërkesës dhe kërkoi nga ai që të dëshmojë se kur e ka pranuar Vendimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme [GJS-2022-002 ] të 1 marsit 2022.

Më 29 korrik, përkatësisht 4 dhe 10 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës dërgoi e-mail në e-mailin zyrtar të Gjykatës ku përmes tij u shprehte se interesohej për rastin e tij. Ai nuk dërgoi asnjë dëshmi se kur e ka pranuar vendimin e kontestuar.

Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesës.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës.

Përfundimisht, në përputhje me rregullin 54 (2) (a) të Rregullores së punës, kërkesa është refuzuar me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Amir Hamza

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës