Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit apo aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 158/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI158/21, parashtruesi i kërkesës: A.S. Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit apo aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI158/21, Vendim për refuzimin e kërkesës 4 nëntor 2021, publikuar më 16 nëntor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës

Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike i ka dërguar Gjykatës shkresën në të cilën pretendon se ai është viktimë e diskriminimit të vazhdueshëm nga banorët e tjerë të atij vendbanimi. Gjykata i dërgoi shkresë parashtruesit për plotësimin e kërkesës në adresën e postës elektronike të parashtruesit të kërkesës, të cilën ai e kishte cekur si adresë për komunikimin e mëtejmë me Gjykatën. Parashtruesi nuk iu përgjigj kërkesës së Gjykatës në afatin e paraparë. Rrjedhimisht, Gjykata vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

A.S.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Neni 24 - Barazia para Ligjit

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile