Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit Ac. nr. 2451/19 të Gjykatës së Apelit, të 2 korrikut 2019

Nr. të lëndës KI 218/19

Parashtruesit: Shani Morina

Shkarko:

KI218 / 19, Parashtrues: Shani Morina, Shqyrtimi kushtetues i Vendimit Ac.Nr. 2451/19 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 2 korrikut 2019

Fjalë kyçe: kërkesë individuale, e drejta për një gjykim të drejtë,  e jashtëafatshme, aktvendim për papranueshmëri

Parashtruesi i kërkesës ishte garantues i marrëveshjes së kredisë të nënshkruar midis Kompanisë “Agroeli” nga Suhareka dhe Bankës Raiffeisen në Kosovë. Sipas marrëveshjes, parashtruesi i kërkesës, garantoi me pasurinë e tij që Kompania “P.T.P. Agroeli ”, do të kryente brenda afatit të gjitha detyrimet e saj ndaj Bankës Raiffeisen.

Për shkak të mos-përmbushjes së detyrimeve nga marrëveshja, Banka Raiffeisen nisi procedurën gjyqësore duke kërkuar ekzekutimin e marrëveshjes.

Gjykatat e miratuan përmbarimin. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Kryeprokurori i Shtetit që të iniciojë një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimeve të gjykatave të rregullta, gjë të cilën prokuroria e refuzoi.

Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës para gjykatës deklaroi se me miratimin e përmbarimit ishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Para se të analizonte pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata përcaktoi nëse parashtruesi i kërkesës i kishte përmbushur të gjitha kërkesat zyrtare për parashtrimin e kërkesës në Gjykatë, si dhe nëse parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën brenda afatit, në përputhje me nenin 49 të Ligjit. Në lidhje me këtë, Gjykata konstatoi se, në bazë të nenit 49 të Ligjit, vendimi i fundit ishte vendimi me të cilin u refuzua ankesa e parashtruesit të kërkesës. Në këtë drejtim, Gjykata arriti në përfundim se vendimi i fundit në këtë rast ishte në të vërtetë vendimi [Ac.nr.2451 / 19] i Gjykatës së Apelit, i datës 2 korrik 2019, dhe se afati filloi të rrjedh nga data e marrjës së vendimit të mësipërm nga përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës ose vetë parashtruesi i kërkesës dhe se ai nuk mund të marrë parasysh njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Mbi këtë bazë, Gjykata konkludoi se kërkesa nuk ishte paraqitur brenda afatit të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe për këtë arsye ajo duhet të deklarohet e papranueshme për shkak se është e jashtëafatshme.

Parashtruesit:

Shani Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile