Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit AC-I-19-0158-A0018 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 17 tetorit 2019

Nr. të lëndës KI 241/19

Parashtruesit: Sali Krasniqi

Shkarko:

KI241/19, Parashtrues: Sali Krasniqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit AC-I-19-0158-A0018 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 17 tetorit 2019

KI241/19, Aktvendim i papranueshmëri i 15 Prillit 2020, i publikuar më 14 maj 2020

Fjalë kyç: kërkesë individuale, jashtë afatit kohor, qartazi i pabazuar, aktvendim për papranueshmëri

Bazuar në shkresat e lëndës  rezulton se kërkesa ka të bëjë me një mosmarrëveshje për disa parcela tokësore, të cilat parashtruesi  i kërkesës pretendon se i ka blerë në vitin 1974, në bazë të një kontrate gojore, nga B. T. LJ. Si rezultat, megjithëse parashtruesi i kërkesës pretendon se ka përmbushur detyrimin kontraktues ndaj shitësit, e drejta e pronësisë mbi pronën  në fjalë nuk u transferua asnjëherë tek parashtruesi i kërkesës. Parcelat në fjalë në vitin 1982 u shpronësuan bazuar në një vendim të Kuvendit Komunal të Klinës (nga shitësi B.LJ.) dhe kaluan në pronësi të dy ndërmarrjeve shoqërore.

Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës paraqiti padi në Gjykatën Komunale në Klinë kundër të paditures NSH “Kosova” në Vushtrri-OBPB „Drini i Bardhë“ në Volujakë (Klinë), në të cilën ai kërkoi përcaktimin e të drejtave pronësore. Po kështu, parashtruesi i kërkesës paraqiti një padi për të njëjtën çështje në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: DHPGJS)ku kërkonte që „të konstatohet se ai është pronar i parcelave nr. 221/3, 213/3 dhe 219/5.“

Procedura vazhdoi së pari para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe më vonë para Kolegjit të Apelit  të DHPGJS-së, të cilët e refuzuan kërkesë padinë e parashtruesit të kërkesës. Në lidhje me këtë, Parashtruesi i kërkesës pretendon se këto vendime shkelin të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit] dhe nenin 31 [E drejta për  Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt), dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Duke marrë parasysh pretendimet dhe rrethanat e kërkesës, Gjykata vërejti se kërkesa e parashtruesit të kërkesës me të cilën e kundërshton vendimin AC-I-13-0019-A0018  të  Kolegjit të Apelit të DHPGJS-, të datës 15 gusht 2019 është parashtruar jashtë afatit kohor, sepse pas marrjes së vendimit, ai nuk paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese brenda afatit të caktuar, por paraqiti një kërkesë për revizion e cili nuk parashikohet me ligj si mjet juridik. Prandaj, Gjykata e hodhi poshtë këtë pjesë të kërkesës së parashtruesit të kërkesës sepse ajo ishte jashtë afatit kohor.

Gjykata gjithashtu vuri në dukje në kërkesën e parashtruesit tëi kërkesës kishte ngritur në Gjykatë një pretendim në lidhje me kompensimin, megjithatë, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte ngritur kërkesën para gjykatave të rregullta,andaj  për këtë arsye gjykatat e zakonshme nuk ishin marrë  me meritat e saj. Prandaj, Gjykata e hodhi poshtë këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës si qartazi të pabazuar.

Parashtruesit:

Sali Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile