KI113/24, parashtruese e kërkesës Ivana Stojanović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së tejzgjatjes së pretenduar të procedurës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë
KI113/24, vendim për refuzimin e kërkesës së datës 17 korrik 2024, të publikuar 3 shtator 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vendim për refuzimin e kërkesës
Parashtruesja e kërkesës përmes postës elektronike ka dërguar vetëm formularin e plotësuar pjesërisht të kërkesës në të cilën ka kërkuar që Gjykata ta bëjë vlerësimin e kohëzgjatjes së procedurës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Megjithatë, në kërkesë nuk ka dorëzuar asnjë dokument tjetër i cili do t’i ndihmonte Gjykatës me qëllim të procedimit të kërkesës.
Duke pasur parasysh këtë, Gjykata i ka dërguar parashtrueses letër plotësuese duke i kërkuar plotësimin e formularit dhe dorëzimin e të gjitha dokumenteve lidhur me procedurën në fjalë.
Parashtruesja sërish përmes postës elektronike ka dërguar vetëm formularin e plotësuar pjesërisht.
Duke pasur parasysh këtë, Gjykata ka konstatuar në abstrakt se nuk mund ta vlerësojë kohëzgjatjen e procedurës gjyqësore, pa pasur para vetes asnjë dëshmi për vërtetësinë e fakteve të pretenduara në një kërkesë të tillë jo të plotë.
Rrjedhimisht, Gjykata ka refuzuar kërkesën e parashtrueses në përputhje me rregullat 25 (2), (c), (d), (e), (f), (g), (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës.
Ivana Stojanović
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile