Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 22, paragrafi 3 të Ligjit nr. 05/L-118 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore në ndërlidhje me nenin 247 të Ligjit nr. 04-L/139 për Procedurën Përmbarimore

Nr. të lëndës KI 169/18

Parashtruesit: Përmbaruesi Privat - Sefer Sh. Arifi

Shkarko:

KI169/18, Parashtrues: Përmbaruesi privat Sefer Sh. Arifi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 22, paragrafi 3 të Ligjit nr. 05/L-118 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore në ndërlidhje me nenin 247 të Ligjit nr. 04-L/139 për Procedurën Përmbarimore

 KI169/18, Aktvendim   i 22 korrikut 2019, i publikuar më 14 gusht 2019.

Fjalët kyç: palë e paautorizuar

 Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesën në Gjykatë sipas procedurës së paraparë me nenin 113, paragrafi 8 i Kushtetutës (kontrolli incidental) dhe duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 22, paragrafi 3 të Ligjit nr. 05/L-118 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore në ndërlidhje me nenin 247 të Ligjit nr. 04-L/139 për Procedurën Përmbarimore.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se zbatimi i nenit 22, paragrafi 3 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore është në kundërthënie me nenin 247 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore. Kjo kundërthënie e neneve, sipas parashtruesit të kërkesës: i) diskriminon debitorin si palë në procedurë për shkak se debitori dëmtohet në masë të madhe materialisht; dhe ii) si rrjedhojë e këtij diskriminimi, është kundërkushtetues.

Gjykata Kushtetuese, duke marrë për bazë faktin që parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesën e tij duke u bazuar në nenin 113, paragrafi 8 të Kushtetutës, fillimisht vlerësoi se a është parashtruesi palë e autorizuar.

Lidhur me këtë, Gjykata duke iu referuar Kushtetutës, Ligjit për Gjykatat dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore, theksoi se parashtruesi i kërkesës nuk është “gjykatë”, dhe fakti se “veprimet në procedurën e përmbarimit të ndërmarra nga Gjykata janë të vlefshme ligjërisht sikurse të ishin marrë nga përmbaruesi i cili vazhdon përmbarimin”, nuk nënkuptojnë që parashtruesi i kërkesës është pjesë e sistemit gjyqësor.

Gjykata gjithashtu theksoi se Kushtetuta përcakton qartë që pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat, dhe Ligji për Gjykatat përcakton se nga cilat gjykata përbëhet sistemi i gjykatave në Kosovë.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e tanishme nuk është dorëzuar nga “gjykata” në kuptim të nenit 113.8 të Kushtetutës, dhe si rrjedhojë parashtruesi nuk është palë e autorizuar.

Parashtruesit:

Përmbaruesi Privat - Sefer Sh. Arifi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar