KO147/22, Parashtrues: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 177, pika 1.6 e Statutit të Universitetit të Prishtinës
Fjalët kyç: kërkesë e Gjykatës Supreme, kontroll incidental, statuti i UP-së
Parashtruesit i kërkesës, i konteston konstatimet e Gjykatës Supreme para Gjykatës, duke pretenduar shkelje të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndor tjerash, si rezultat i cenimit të parimit (i) res judicata; dhe (ii) të barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit.
Për sa i përket kritereve të pranueshmërisë të përcaktuar me nenin 113.8 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi që Gjykata Supreme është palë e autorizuar për të parashtruar një kërkesë të tillë. Në anën tjetër Gjykata analizoi pretendimin e Gjykatës Supreme e cila kishte ngritur dyshime për sa i përket kushtetutshmërisë së pikës 1.6 të nenit 177, të Statutit të Universitetit të Prishtinës, si dispozitë të cilën e konsideron se mund të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Në vlerësimin e saj, Gjykata fillimisht qartësoi se për sa i përket përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë së kërkesës në kuadër të procedurës kushtetuese të përcaktuar me nenin 113.8, objekt vlerësimi kushtetues mund të jetë vetëm ligji si akt juridik i miratuar nga Kuvendi, e jo dhe aktet tjera.
Gjykata konstaton se kriteri i pranueshmërisë sipas së cilit gjykatat e rregullta mund të referojnë në Gjykatën Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nuk plotësohet në rrethanat e rastit konkret meqë Statuti i UP-së, nuk është “ligj”. Rrjedhimisht, Gjykata nuk e pa të nevojshme shqyrtimin e mëtejmë të kritereve të tjera të pranueshmërisë dhe se në pajtim me nenin 113.8 të Kushtetutës, nenet 20, 51, 52 dhe 53 të Ligjit dhe rregullin 75 të Rregullores së punës, Gjykata e deklaron kërkesën si të papranueshme për shqyrtim të mëtejmë.
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile