Vlerësim i kushtetutshmërisë së gjashtë aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 24 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 103/23] i 28 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 101/2023] i 21 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 92/2023], i 29 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 102/2023] i 29 marsit 2023, dhe Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 16 marsit 2023
Nr. të lëndës KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23 dhe KI201/23
Parashtruesit: Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani,
KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23 dhe KI201/23, parashtrues: Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së gjashtë aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 24 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 103/23] i 28 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 101/2023] i 21 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 92/2023], i 29 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 102/2023] i 29 marsit 2023, dhe Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 16 marsit 2023
KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23,KI201/23,
Aktvendim për papranueshmëri i 13 shkurtit 2024, publikuar më 22 mars 2024
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar
Që të gjithë gjashtë parashtruesit e kërkesës ishin punëtor të „Aeroportit ndërkombëtar të Kosovës Limak SH.A” dhe të gjithë kanë pasur kontratë pune për periudhë të caktuar. Që të gjashtë parashtruesit e kërkesës ishin njoftuar nga punëdhënësi se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen.
Parashtruesit e kërkesës, duke pasur parasysh se nuk u ishin vazhduar kontratat për faktin se kishin marrë pjesë në grevë, paraqitën kërkesëpadi në Gjykatën Themelore ku kishin kërkuar anulimin e vendimit dhe kthimin në vendet e punës.
Gjykata e rregullta refuzuan kërkesat duke konsideruar se vendimet e punëdhënësit ishin në përputhshmëri me ligjin për faktin se të gjithë kishin kontrata për periudhë të caktuar, dhe se veprimi i tillë i punëdhënësit ishte në përputhshmëri me ligjin.
Duke pasur këtë parasysh, parashtruesit e kërkesës i paraqitën kërkesën Gjykatës me pretendimet se me vendimet e gjykatave të rregullta atyre u shkelen të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [E drejta në pronë] e Kushtetutës, si dhe nenet 6. (E drejta për një proces të rregullt 14 (Ndalimi i diskriminimit), neni 1 i Protokollit 12 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit), dhe neni 1 i Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës), të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata e ka shqyrtuara secilën kërkesë veçanërisht dhe duke aplikuar praktikën dhe parimet e Gjykatës si dhe të GJEDNJ-së, konkludoi se pretendimet e të gjithë parashtruesve të kërkesave janë qartazi të pabazuara sipas rregullit 34.2 të rregullores së punës.
Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani,
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile