Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së dy aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Pronës: Aktgjykimi GSK-KPA-A-239/2015 i 20 tetorit 2018, dhe Aktgjykimi GSK-KPA-A-238/2015 i 15 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 30/20 dhe KI 31/20

Parashtruesit: Sibin Ristić

Shkarko:

KI 30/20 dhe KI 31/20, Sibin Ristić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së dy aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Pronës: Aktgjykimi GSK-KPA-A-239/2015 i 20 tetorit 2018, dhe Aktgjykimi GSK-KPA-A-238/2015 i 15 nëntorit 2018

KI30/20 dhe KI31/20, aktvendim për papranueshmëri i 3 shkurtit 2021, publikuar më 1 mars 2021

Fjalët kyç: kërkesa individuale, mosshterim i mjeteve juridike, aktvendim për papranueshmëri

Thelbi i kërkesave të bashkuara KI30/20 dhe KI31/20 është juridiksioni i Agjencisë Kosovare të Pronës (në tekstin e mëtejmë: AKP) për t’u marrë me çështjen e kthimit në posedim të dy parcelave mbi të cilat parashtruesi i kërkesës konsideron se ka të drejtë pronësore. Gjykata gjithashtu vuri në dukje faktin se parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese ekskluzivisht në emrin e tij, përkundër faktit se kërkesat për kthim në posedim të parcelave në fjalë u parashtruan në institucionin e AKP-së së bashku nga disa bashkëpronarë potencial, në mesin e të cilëve ishte edhe parashtruesi i kërkesës.

Duke marrë parasysh pretendimet e parashtruesit të kërkesës si dhe faktet e rastit konkret, Gjykata konkludoi që parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në rastin konkret në pajtim me rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kontestoi dy vendime të marra nga autoriteti që nuk ishte kompetent për t’u marrë me kërkesat në fjalë në pajtim me dispozitat ligjore të ligjit të aplikueshëm. Përkundër udhëzimeve ligjore, parashtruesi i kërkesës nuk inicioi procedurën para autoritetit përkatës.

Parashtruesit:

Sibin Ristić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri