Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së disa vendimeve të gjykatave të rregullta

Nr. të lëndës KI 57/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI57/20, Parashtrues: Dile (Palushi) Bala, vlerësim i kushtetutshmërisë së disa vendimeve të gjykatave të rregullta

KI57/20 Vendim për refuzimin e kërkesës, i 25 marsit 2021, publikuar më 7 prill 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paplotë, refuzim me procedurë të shkurtër

Parashtruesja e  kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kontestoi kushtetutshmërinë e disa vendimeve të gjykatave të rregullta, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të saj  të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata në rrethanat e këtij rasti vërejti se kërkesa e parashtrueses së kërkesës ishte e paplotë, andaj më 27 maj dhe 15 dhjetor 2020 kishte kërkuar nga parashtruesja e kërkesës ta plotësonte formularin e kërkesës, duke ia bashkëngjitur kërkesës dokumentacionin mbështetës. Më 29 dhjetor 2020, përfaqësuesi i autorizuar i parashtrueses së kërkesës në Gjykatë kishte dorëzuar vetëm autorizimin e nënshkruar nga parashtruesja e kërkesës si dëshmi e përfaqësimit të saj, megjithatë kërkesës nuk i ishte bashkëngjitur asnjë nga vendimet e përmendura në kërkesë.

Në këtë kontekst, Gjykata vlerësoi se barra e përgjegjësisë për dështimin e kompletimit të kërkesës me dokumentacion mbështetës, bie mbi parashtruesen e kërkesës dhe përfaqësuesin e saj të autorizuar. Si përmbledhje, Gjykata përfundoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës nuk i përmbushi kriteret formale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës. Andaj, Gjykata, në pajtim me nenin 22.4 të Ligjit, me rregullin 32 (2) h) dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, përfundon se kërkesa e parashtrueses së kërkesës duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Dile (Palushi) Bala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile