Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-22-0150-A0001, të 8 shkurtit 2024

Nr. të lëndës KI 107/24

Parashtruesit: Xhafer Shala

Shkarko:

KI 107/24, Xhafer Shala :Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-22-0150-A0001, të 8 shkurtit 2024 

KI 107/24, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 shtatorit  2024, publikuar më 11 tetor 2024

 Fjalët kyç: barazia para ligjit, e drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm,  mbrojtja e identitetit , kërkesë e papranueshme, kërkesë qartazi e pabazuar

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ka të bëj kontestin për pagat e pa paguara ndaj parashtruesit të kërkesës nga   N.SH “Auto Prishtina”  për periudhën tetor 2003 deri më qershor 2014 në shumën prej 13,420.00 euro si dhe kamatën ligjore  në vlerë prej 3.5%. për çdo vit.

Më 29 prill 2015, parashtruesi i kërkesës kishte iniciuar padi ndaj ish punëdhënësit të tij në

Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme(DHPGJS) dhe sipas shkresave të lëndës padinë e kishte përpiluar dhe dërguar në Gjykatë K.B. jurist i diplomuar ndërsa nga vendimi gjyqësor i DHPGJS konstatohet se parashtruesin e kërkesës para DHPGJS e kishte përfaqësuar me autorizim Avokat SH.S. Pas pranimit të padisë dhe shqyrtimit të saj në fazën fillestare  zyrtarja e Financave nga DHPGJS më 16 shkurt 2021, kishte lëshuar një vërejtje për pagesën e taksës gjyqësore për përfaqësuesin e parashtruesit të kërkesës në vlerë prej 30.00 euro. Kjo  vërejtje më 23 shkurt 2021, ishte pranuar nga përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës në gjykatën e shkallës së parë, avokati SH.S.

Më 25 shkurt 2022, DHPGJS , kishte nxjerrë Aktvendimin [C-IV-15-0683] përmes së cilit kishte konsideruar padinë  e parashtruesit të kërkesës të tërhequr për arsye se i njëjti nuk e kishte paguar taksën gjyqësore duke arsyetuar se parashtruesi as nuk e ka paguar taksën gjyqësore dhe as kishte kërkuar lirimin nga e njëjta për më tepër në vërejtjen e pranuar nga avokati SH.S qartë i ishte theksuar pasoja e mos pagesës së taksës. Bazë juridike për këtë Aktvendim DHPGJS e kishte theksuar nenin  5..5.2 të Udhëzimit Administrativ nr.01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, dhe  nenin 253 paragrafi 5 i Ligjit për Procedurën Kontestimore .Parashtruesi i kërkesës me arsyetimin se nuk ka qenë i njoftuar nga avokati SH.S. për obligimin e pagesës së taksës ka kërkuar kthimin në gjendjen e mëparshme të lëndës ,dhe ka tërhequr autorizimin për avokatin SH.S. .Nga shkresat lëndës nuk mund të konstatohet nëse për këtë kërkesë ka ndonjë vendim porse konstatohet qartë se parashtruesi ka bërë ankesë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS duke theksuar se ai nuk mund mbajë pasojat e mosveprimit të avokatit SH.S dhe se ka tërhequr autorizimin për të njëjtin duke i dhëne autorizim një Avokati tjetër.

Më 08 shkurt 2024, Kolegji i Apelit nxori Aktvendimin [AC-I-22-0150-A0001] përmes së cilit (i) refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar; dhe (ii) vërtetoi Aktvendimin [C-IV-15-0683]  e 25 shkurtit 2022 të DHPGJS-së. Në arsyetimin  Aktvendimit, Kolegji i Apelit kishte theksuar: “ […] paditësi vërejtjen për pagesën e taksës gjyqësore, përkatësisht avokati të cilin e kishte autorizuar, z. SH.S, e kishte pranuar vërejtjen për pagesën e taksës gjyqësore me datë 23 shkurt 2021, mirëpo i njëjti përveç që nuk e ka paguar taksën deri më sot as nuk kishte paraqitur kërkesë për lirim nga taksa gjyqësore.”

Parashtruesi i kërkesës pretendon para Gjykatës Kushtetuese  se  me vendimet e kontestuara i cenohen të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 3, 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës .

Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore të paraqitura në kërkesë, analizës së fakteve të parashtruara, duke marrë për bazë praktiken e mëparshme gjyqësore të gjykatës si dhe praktikën gjyqësore  të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut[GJDENJ] ,gjykata konstatoi:

Lidhur me shkeljen e  pretenduar të nenit 3 dhe 24 të Kushtetutës ,Gjykata theksoi  praktikën e saj gjyqësore sipas së cilës vetëm përmendja e një neni te Kushtetutës, si në rastin konkret nenet 3 e 24, pa arsyetim të qartë dhe adekuat se si është shkelur ajo e drejtë nuk mjafton si argument për të konstatuar shkeljen e të drejtave të pretenduara kushtuese  (Shih rastin KI26/20, Parashtrues Fatmir Kahrimani,  Aktvendim për papranueshmëri i 12 tetorit 2020, paragrafi 34; dhe KI95/19, Parashtrues Ruzhdi Bejta, Aktvendim për papranueshmëri i 8 tetorit 2019, paragrafët 30 – 31). Prandaj, në këto rrethana të rastit Gjykata konstaton se nuk gjen të jenë shkelur nenet 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, sikurse ka pretenduar parashtruesi i kërkesës

Në raport me shkeljen  e pretenduar për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës [e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] ,Gjykata shtjelloi në Aktvendim e sajë parimet e përgjithshme “për të drejtën në Gjykatë” i zbatoi   të njëjtat në raport me rrethanat e rastit konkret dhe konstatoi: 

Sa i përket çështjes së taksave  gjyqësore dhe të drejtës për qasje në gjykatë, si njërit prej pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vë në pah se GJEDNJ-ja në rastin  Nalbant e të tjerët kundër Turqisë (Aktgjykimi i GJEDNJ i 3 majit 2022) në paragrafin 34 kishte theksuar: “Gjykata rithekson se kërkesa për t’i paguar tarifat gjykatave civile në kohën e ngritjes së një kërkese nuk mund të konsiderohet si një kufizim mbi të drejtën e aksesit në gjykatë e  që është në vetvete i papajtueshëm me nenin 6 § 1 të Konventës. Gjykata Kushtetuese tashmë gjithashtu ka një praktikë të konsoliduar në raport me këtë pretendim dhe ka mbajtur qëndrimin  se “veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi juridik i palës sipas autorizimit konsiderohen të jenë veprime të vet palës”   (shih ndër të tjera rastet Ki 46, 47, 48 dhe 68/13, Parashtrues të kërkesës Naim Morina, Bukurije Drançolli, Avdi Imeri dhe Genc Shala, Aktvendim për papranueshmëri i 5 Korrikut 2013;shih gjithashtu rastin Ki 33/17, Parashtrues i kërkesës  Jusuf  Bleta dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i  8 dhjetorit 2018, paragrafi 30). Në funt Gjykata konstaton se pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, përkitazi me mos pagesën e taksës gjyqësore, janë pretendime me “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”, prandaj duhet refuzuar si të pabazuara.

Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur edhe kërkesë për mbrojtjen e identitet dhe lidhur më këtë gjykata konstatoi se marrë për bazë   faktin se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë arsyetim lidhur me këtë kërkesë dhe faktin se emri i tij i plotë figuron në të dy aktvendimet e DHPGJS-së, Gjykata nuk gjen arsye që të miratojë kërkesën për mos zbulimin e  identitetit të parashtruesit të kërkesës (shih në mënyrë të ngjashme rastin e Gjykatës, KI74/17, Parashtrues Lorenc Kolgjeraj, Aktvendim për Papranueshmëri i 5 dhjetorit 2017, paragrafi 32  si dhe KI 11/20, Parashtrues Elez Elezi, Aktvendim për Papranueshmëri i 28 dhjetorit 2020, paragrafi 103 .

Përfundim

Gjykata pas shqyrtimit të fakteve të paraqitura në kërkesë, pretendimeve të ngritura të parashtruesit  të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet 3, 24 dhe  31, të Kushtetutës, në harmoni me praktikën e saj gjyqësore dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 34 paragrafi (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Xhafer Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile