KI123/23, Parashtrues, Mehdi Arifaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-22-0678-A0001, të 9 mars 2023.
KI123/23, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2023, publikuar më 27 shtator 2023
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar
Parashtruesi i kërkesës kishte ushtruar ankesë në DHPGJS kundër vendimeve të AKP-së si rezultat i refuzimit të kërkesave të tij për kompensim page. DHPGJS përmes Aktvendimit [C-IV-14-0881] kishte refuzuar ankesën e parashtruesit meqë kishte dështuar ta firmos ankesën e tij, edhe pas kërkesës se 4 marsit 2021 për nënshkrimin e ankesës. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër Aktvendimit [C-IV-14-0881] në Kolegjin e Apelit të DHPGJS me arsyetimin se nuk kishte pranuar urdhrin e 4 marsit 2021. Kolegji i Apelit përmes Aktvendimit [AC-I-21-0407] duke u bazuar në nenin 253.4 të LPK-së dhe Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore konsideroj ankesën e parashtruesit të kërkesës si të tërhequr, meqë nuk kishte paguar taksen gjyqësore edhe pas vërejtjes se 25 qershorit 2021. Më 7 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës pranoi Aktvendimin [AC-I-21-0407] lidhur me arsyet e refuzimit te ankesës se tij, ndërsa më 16 dhjetor 2022, përkatësisht pas 70 ditëve, parashtruesi i kërkesës duke iu referuar nenit 130 të LPK-së paraqiti propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme me pretendimin se e kishte paguar taksen gjyqësore dhe në mbështetje të këtij pretendimi kishte dorëzuar si provë fletëpagesën e 4 gushtit 2021. Kolegji i Apelit të DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] refuzoj propozimin për kthim në gjendje të mëparshme si paafatshëm me arsyetimin se propozimi për kthim në gjendje të mëparshme është parashtruar pas afatit të caktuar ligjore, siç ceket në nenin 130 të LPK-së. Sipas parashtruesit të kërkesës, refuzimi i kërkesës për kthim në gjendjen të mëparshme ka afektuar negativisht rezultatin e gjithë procedurës gjyqësore në rastin e tij lidhur me kundërshtimin e vendimeve të AKP-së dhe rrjedhimisht kjo përben shkelje të nenit 31 të Kushtetutës ne lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.
Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës e ndërton rastin mbi pretendimin për shkeljen e të drejtës se tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm sipas nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së si rezultat i (i) refuzimit të kërkesave për kompensim të pagave nga AKP dhe mospranimit të urdhrit të 4 marsit 2021 në mënyrë që të i përgjigjet kërkesave të DHPGJS; (ii) refuzimit të ankesës se tij të 18 qershorit 2021 si të tërhequr nga Kolegji i Apelit të DHPGJS si rezultat i mos pagesë se taksës gjyqësore; (iii) refuzimi i kërkesës për kthim në gjendjen e mëparshme; si dhe (iv) mungesës se shqyrtim të duhur të provave/pretendimeve nga DHPGJS.
Gjykata vëren se lidhur me procedurën gjyqësore iniciues të zhvilluar në DHPGJS, parashtruesi i kërkesës fillimisht pretendon se nuk ka pranuar urdhrin e 4 marsit 2021 të DHPGJS për dorëzimin e ankesës së firmosur nga ana e tij. Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vëren se DHPGJS kishte lëshuar një urdhër duke kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të firmos ankesën e tij të 18 shkurtit 2014 sipas kërkesave të nenit 33 dhe 35 të Ligjit për DHPGJS ose në rast të dështimit do hedhet poshtë si e papranueshme.
Në këtë aspekt, Gjykata duke iu referuar përmbajtjes se Aktvendimit të [AC-I-21-0407] të Kolegjit të Apelit të DHPGJS të 29 shtatorit 2022 vëren se parashtruesi i kërkesës kishte pranuar urdhrin e lartcekur por kishte dështuar të i adresonte kërkesat e tij dhe rrjedhimisht shkalla e parë e DHPGJS përmes Aktvendimit [C-IV-14-0881] të 8 qershorit 2021 refuzoj ankesën si të papranueshme në kuptim të nenit 33.1 36.1 dhe 36.3 të Ligjit për DHPGJS me arsyetimin se ankesa e paraqitur nuk ishte e firmosur.
Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se ka paguar taksen gjyqësore dhe në mbështetje të këtij pretendimi kishte paraqitur para Kolegji të Apelit të DHPGJS si provë fletëpagesën e 4 gushtit 2021.
Siç rezulton nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi nuk ka adresuar kërkesat brenda afatit të përcaktuar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, dhe rrjedhimisht ankesa e tij ishte konsideruar si e tërhequr nga Kolegji i Apelit i DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-21-0407] duke u bazuar në nenin 253.4 të LPK-së dhe Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore.
Gjykata do të i referohet edhe pretendimit qendrorë të parashtruesit të kërkesës lidhur me refuzimin e kërkesës për kthim në gjendjen të mëparshme nga Kolegji i Apelit i DHPGJS.
Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] të 9 marsit 2023 kishte shpjeguar në mënyrë të plotë dhe të arsyeshme pse kërkesa për kthim në gjendej të mëparshme ishte refuzuar si e papranueshme për shkak se ishte e paafatshme në kuptim të nenit 130 të LPK-së.
Gjykata vëren se refuzimin i ankesës se tij mund të këtë afektuar në tërësi rezultatin e procedurës gjyqësore lidhur me kërkesat e tij kundër vendimeve të AKP-së. Megjithatë, Gjykata thekson se nuk mund të trajtoje rrethanat jashtëgjyqësore të parashtruesit të kërkesës. Gjykata vëren se lëshimi i afateve lidhur me kërkesat e tij ka prodhuar efekte juridike në procedurën gjyqësore të zhvilluar në DHPGJS. Gjykata vëren interesin e parashtruesit për realizimin e kërkesës se tij në procedurat e zhvilluar në gjykatat e rregullta, por mungesa e maturisë apo kujdesit të nevojshëm lidhur me respektimin e afateve dhe kryerjen e hapave procedural mundë të kontribuoj në mënyrë vendimtare lidhur me rezultatin e rastit të parashtruesit.
Bazuar në sa më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.
Mehdi Arifaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile