Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0034, të 27 qershorit 2019

Nr. të lëndës KI 185/19

Parashtruesit: Abdylhadi Petlla

Shkarko:

KI 185/19, Parashtrues i kërkesës: Abdylhadi Petlla, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0034, të 27 qershorit 2019

KI 185/19, Aktvendim për papranueshmëri  i 22 korrikut 2020, publikuar më 20 gusht 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, kërkesë qartazi e pabazuar, trashëgimi, kërkesë e papranueshme.

Në rastin konkret, Kolegji i Specializuar dhe Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme me vendimet e tyre kishin hedhur poshtë padinë e parashtruesit të kërkesës të papranueshme, pasi që ai nuk kishte dorëzuar aktvendimin e trashëgimisë të kërkuar sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

Në Gjykatën Kushtetuese parashtruesi i kërkesës u ankua për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim te Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

Gjykata vërejti se Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte sqaruar çështjen e trashëgimisë. Atij i ishte dhënë mundësia nga ky Kolegj që ta dorëzonte aktvendimin për trashëgimi, për ta vërtetuar legjitimitetin e tij aktiv, mirëpo ai kishte dështuar që ta dorëzojë dokumentin në fjalë. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së po ashtu kishte sqaruar se aktvendimi për trashëgimi është i vetmi dokument, në bazë të nenit 171.1 lidhur me nenin 178.1 të Ligjit për Procedurën jo-kontestimore, që vërteton legjitimitetin aktiv në procedurë të kësaj natyre.

Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka mbështetur pretendimet se procedurat përkatëse në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se me vendimin e kontestuar janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe me KEDNJ.

Në fund, Gjykata konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të shpallet e papranueshme në pajtim me nenet 113. 7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullat 39 (2) të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Abdylhadi Petlla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile