KI61/18, Parashtrues: Azem Qorri dhe të tjerët, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit), AC-I-14-2013, i 30 nëntorit 2017
KI61/18, Aktvendim për papranueshmëri, i xxx 2019, publikuar më xx xx2019
Fjalët kyç: kërkesë individuale, Autoriteti i Likuidimit, kërkesë e parakohshme, shterja e mjeteve juridike
Në kërkesën e tij, parashtruesi i kërkesës konteston Aktvendimin e Kolegjit të Apelit me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e parashtruesve të kërkesës kundër Aktvendimit C-IV-13-0420 të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 25 marsit 2014 (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Specializuar).
Parashtruesit e kërkesës pasi që kishin paarshtruar kërkesë për komepnsim të pronës së eksroprijuar nga Ndërmarrja Shoqërore “Feronikeli” në Agjencinë për Privatizimin e Kosovës, përkatësisht në Autoritetin e Likuidimit, po ashtu kishin parashtruar edhe kërkesëpadi për komepnzim të së njëjtës pronë të eksproprijuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (në tekstin e mëtjmë: DHPGJS).
Kolegji i Specializuar kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës e kishte hedhur poshtë si të papranueshme, duke konstatuar se “pas fillimit të procedurës së likuidimit, parashtruesit e kërkesës mund të parashtrojnë kërkesë vetëm në Autoritetin e Likuidimit dhe jo në DHPGJS”. Këtë konstatim të Kolegjit të Specializuar e kishte vërtetuar edhe Kolegji i Apelit, i cili konkludoi se pasi të ketë filluar procedura e likuidimit, procedura në Gjykatë nuk lejohet, përkatësisht lejohet vetëm përjashtimisht.
Gjykata, duke marrë për bazë faktin që Autoriteti i Likuidimit përkitazi me kërkesën e parashtruesit ende nuk kishte nxjerrë vendim dhe se parashtruesit e kërkesës vendimet e Autoritetit të Likuidimit mund t’i apelojnë në DHPGJS, konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk i kishin plotësuar kriteret e pranueshmërisë për shterimin e mjeteve juridike, të përcaktuara me Kushtetutë, me Ligj dhe me Rregullore të punës. Gjykata konsideroi se nuk mund të vlerësojë shkeljet e pretenduara kushtetuese pa i dhënë mundësi Autoritetit të Likuidimit që të përfundojë procedurën lidhur me kërkesën e parashtruesve për kompensim të pronës.
Azem Qorri dhe të tjerët
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile