Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC–I–18–0022 të 22 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 140/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI140/19 Parashtruese: Lindita Komani, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit AC-I-18-0022 të Kolegjit të Apelit  të Dhomës së Posaçme Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 22 shkurtit 2018

KI140/18, aktvendim për papranueshmëri i 9 korrikut 2020, publikuar më 10 gusht 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest pronësor, përsëritje e procedurës, ratione materiae, qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruese e kërkesës është Lindita Komani, të cilën e përfaqësojnë avokatët  Afrim Salihu nga Prishtina dhe Muharem Ramadani nga Mitrovica.

Parashtruesja e kërkesës konteston Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I-18-0022 të 22 shkurtit 2018, në lidhje me propozimin e parashtrueses së kërkesës për përsëritje të procedurës kontestimore.

Parashtruesja e kërkesës pretendon se me vendimin e kontestuar të Kolegjit të Apelit është shkelur e drejta e barazisë para ligjit e garantuar me nenin 24, si dhe të drejta për mjet juridik e garantuar me nenin 32, mbrojtja gjyqësore e të drejtave e garantuar me nenin 54 dhe parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor të garantuara me nenin 102 të Kushtetutës.

Gjykata konkludoi se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] e Kushtetutës, në procedurën sipas kërkesës për përsëritje të procedurës nuk janë ratione materiae në përputhje me Kushtetutën. Prandaj, këto pretendime duhet të refuzohen si të papajtueshme ratione materiae, në pajtim me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

Nga ana tjetër, në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtrueses së kërkesës në lidhje me procedurën e parë gjyqësore dhe në lidhje me shkeljen e neneve 24, 54 dhe 102 të Kushtetutës nuk janë parashtruar në pajtim me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c).

Parashtruesit:

Lindita Komani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile