Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Gllogoc, C. nr. 257/2019, të 17 dhjetorit 2020

Nr. të lëndës KI 193/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI193/20, Parashtrues: Bujar Hoti, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Gllogoc, C. nr. 257/2019, të 17 dhjetorit 2020

KI193/20 Aktvendim për papranueshmëri, i 5 majit  2021, publikuar më 24 maj 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, mosshterje e mjeteve juridike kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kontestoi kushtetutshmërisë e Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Gllogoc, C. nr. 257/2019, të 17 dhjetorit 2020, duke pretenduar në shkelje të të drejtave të garantuara me nenet 24 dhe 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

Në rastin konkret, Gjykata vërejti se kundër aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë-dega në Gllogoc, C. nr. 257/2019, të 17 dhjetorit 2020, ekzistonte mundësia e paraqitjes së ankesës si mjet i rregullt juridik në Gjykatën e Apelit, ashtu siç ka udhëzuar Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Gllogoc në këshillën juridike, e cila thekson: “kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate”. Megjithatë, parashtruesi i kërkesës një mundësi të tillë nuk e ka shfrytëzuar, andaj, Gjykata konkludon se kërkesa e tij duhet të deklarohet e papranueshme, pasi që nuk janë shteruar të gjitha mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Bujar Hoti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile