Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 9/2018, të 29 janarit 2018

Nr. të lëndës KI 46/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI 46/18, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 9/2018, të 29 janarit 2018

KI 46/18, Parashtrues: Behxhet Fejza, Ahmet Haxholli, Fehmi Shahini, Beqir Latifi dhe Skender Llugiqi  Aktvendim  i 16 janarit  2020, publikuar me 20 mars 2020

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, vendim i paarsyetuar gjyqësor, barazi para ligjit   

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme  , Rev. nr. 9/2018, të 29 janarit 2018, i ka shkelur nenet  32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës].Sipas parashtruesit këto të drejta sipas parashtruesit ishin shkelur sepse gjykatat e rregullta kanë dhënë arsyetime kontradiktore lidhur me të drejtën për ankesë kundër vendimit per refuzimin e kërkesës për   Kthim në Gjendjen e Mëparshme të paraqitur nga i autorizuari i parashtruesve.

Gjykata  në Aktgjykim iu referua rasteve të vete të mëparshme dhe gjithashtu duke marrë për bazë nenin 53 të Kushtetues, morri parasysh dhe zbatoi praktikën ligjore të GJEDNJ-së lidhur me të drejtën për mjet efektiv juridik [neni 13 i KEDNJ] dhe me këtë rast si referencë ndër shumë të tjera mori:, rasti Gjyli kundër Shqipërisë Aktgjykimin e GJEDNJ-së të 29 shtatorit 2009 ; , İlhan kundër Turqisë Aktgjykimi, i 27 qershorit 2000    Hasan dhe Chaush kundër Bullgarisë, Aktgjykim i GJEDNJ-së i 26 tetorit 2000;  Kudla kundër Polonisë Aktgjykim e GJEDNJ-së i 26 tetorit 2000).Gjykata në Aktgjykim elaboroi edhe parimin e susdidiaritetit  dhe iu referuar rasteve të veta të mëhershme si:                  

KI158/18, parashtrues Ajet Ajeti, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 prillit 2019, paragrafët 40–42; KI07/15, parashtrues Shefki Zogiani, Aktvendim për papranueshmëri, i 8 dhjetorit 2016,). 

Pas shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve dhe provave të paraqitura nga ata në kërkesë ,Gjykata erdhi në përfundim  se  gjykatat e rregullta të të tri niveleve gjyqësore ju kanë mundësuar parashtruesve ti përdorin mjetet juridike dhe u kanë dhëne mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të argumentojnë shkeljet ligjore të cilat i pretendojnë në të njëjtën kohë Gjykata gjithashtu konstaton se  ankesat janë shqyrtuar  dhe parashtruesve u janë  dhënë arsyetimet në vendime gjyqësore,rrjedhimisht gjykata ka konstatuar se parashtruesve nuk i ishte shkelur e drejta për mjet juridik sikurse ka parënduar para  gjykatës,

Gjykata gjithashtu theksoi se nuk është detyrë e saj të vlerësoj zbatimin e ligjit sepse kjo është detyrë e gjykatave të rregullta sikurse që potencoi edhe faktin se nuk është detyrë e saj të verifikoj nëse përfaqësuesi i parashtruesve kishte marrë thirrjen(ftesën ) për seancën shqyrtuese në gjykatën themelore sepse kjo nuk është detyrë e sajë por e parashtruesit të sjellë prova para gjykatës lidhur me atë pretendim.

Lidhur me çështjen e ngritur nga parashtruesit se gjykatat e rregullta në vendimet e tyre kishin dështuar ta sqarojnë çështjen lidhur me terminologjinë e saktë të ankesës dhe ankimit të veçantë të përcaktuar me ligj. Gjykata  vazhdimisht ka theksuar se interpretimi i ligjit, zbatimi i tij në çështjet konkrete, si dhe vlerësimi i fakteve dhe rrethanave të rasteve konkrete, nuk janë kompetencë e saj dhe se janë çështje që ndajnë juridiksionin e gjykatave të rregullta nga juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, gjykata rithekson se çështja e përcaktimit të instituteve juridike të ankimit duke përfshirë edhe vlerësimin e lejueshmërisë ose palejueshmërisë së tyre është kompetencë e gjykatave të rregullta dhe jo e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata gjithashtu  konstatoi se Aktvendimi i Gjykatës Supreme nuk ishte i paqartë dhe se të gjitha të dhënat për të cilat pretendon parashtruesi se mungojnë (si palët në kontest, vendimet e atakuara etj), janë pjesë e Aktvendimit të Gjykatës Supreme qoftë në dispozitivin e Aktvendimit qoftë në pjesën arsyetuese të tij.

Si përfundim, Gjykata konsideron se kërkesa, në baza kushtetuese është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe Konventë, rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, ajo deklarohet e papranueshme

Parashtruesit:

Behxhet Fejza, Ahmet Haxholli, Fehmi Shahini, Beqir Latifi dhe Skender Llugiqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim