Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 127/2019, të 22 majit 2019

Nr. të lëndës KI 174/19

Parashtruesit: Durije Kurshumlija, Shpresa Kurshumlija dhe Orhan Kurshumlija

Shkarko:

KI174/19 Parashtrues: Durije Kurshumlija, Shpresa Kurshumlija, Orhan Kurshumlija, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. Nr. 127/2019, të 22 majit 2019

KI174/19 Aktvendim për Papranueshmëri i 16 janarit 2020, i publikuar më 28 janar 2020

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kontest pronësor, përsëritje e procedures, ratione materiae, qartazi e pa bazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtrues të kërkesës janë Durije, Shpresa dhe Orhan Kurshumlija të cilët përfaqësohen nga Sabri Kryeziu avokat nga Lipjani.

Parashtruesit e kërkesës e kontestojnë aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, [Rev. nr.127/2019] (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) të 22 majit 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtruesve të kërkesës kundër Aktvendimit [Ac. nr. 218/14] të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) të 21 nëntorit2018, në lidhje me propozimin e parashtruesve të kërkesës për përsëritjen e procedurës kontestimore.

Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se me vendimin e kontestuar, Gjykata Supreme ka bërë shkelje të barazisë para ligjit të garantuar me nenin 24 si dhe të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesve të kërkesës për shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës  në procedurën sipas kërkesës për përsëritje të procedurës nuk janë ratione materiae në pajtim me Kushtetutën. Andaj, këto pretendime duhet të refuzohen si ratione materiae të papajtueshme, në përputhje me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

Ndërsa sa i përket pretendimit të dytë, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesve të kërkesës për shkelje të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, janë të pabazuara. Prandaj, këto pretendime duhet të refuzohen si qartazi të pabazuara, në përputhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

 

Parashtruesit:

Durije Kurshumlija, Shpresa Kurshumlija dhe Orhan Kurshumlija

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar, Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile