Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 440/2020, të 24 nëntorit 2020

Nr. të lëndës KI 04/21

Parashtruesit: Nexhmije Makolli

Shkarko:

KI04/21. Parashtrues:  Nexhmije Makolli; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 440/2020, të 24 nëntorit 2020

KI04/21, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, publikuar me 12 maj 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme.

Gjykata Themelore  e kishte caktuar seancën përgatitore ku ishin ftuar palët në mënyrë të rregullt. Parashtruesja e kërkesës kishte munguar në seancë pa ndonjë paralajmërim dhe si rezultat i kësaj, Gjykata Themelore duke u bazuar në nenin 409, paragrafi 1 i LPK-së e vlerësoi padinë e parashtrueses së kërkesës si të tërhequr.

Gjykatat e rregullta e kishin refuzuar padinë e parashtrueses së kërkesës. Arsyet për refuzim të ankesës së parashtrueses së kërkesës, gjykatat e rregullta dhe në veçanti Gjykata Supreme i kishte bazuar në dispozita përkatëse të LPK-së që ajo i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret dhe me pretendimet thelbësore të ngritura nga parashtruesja e kërkesës.

Gjykata vërejti se refuzimi i kërkesës nga ana e Gjykatës Themelore ka të bëjë drejtpërdrejt me dështimin e parashtrueses të kërkesës që të reagojë në pajtim me nenin 409, paragrafi 1 dhe nenin 423, paragrafi 3 të LPK-së.

Gjykata konstatoj se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të një numri të madh të neneve të Kushtetutës dhe të GJEDNJ-së, duhet të deklarohen të papranueshme si qartazi e pabazuara pasi këto pretendime kualifikohen si pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara” sepse parashtruesja e kërkesës thjesht citoi një ose më shumë dispozita të Konventës ose të Kushtetutës, pa shpjeguar se si ato janë shkelur.

Prandaj, Gjykata shpalli kërkesën si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Nexhmije Makolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile