KI205/19, Parashtrues: Sahit Musa, si përfaqësues i pretenduar i J.H, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr.197/2019, të 11 korrikut 2019
KI205/19, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 12 marsit 2020, publikuar më 23 mars 2020
Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës
Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në Gjykatë në emër të J.H.
Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i pretenduar i parashtrueses së kërkesës, të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.
Përfaqësuesi i pretenduar nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e refuzoi me procedurë të shkurtër.
Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar J.H.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Penale