Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 185/2020, të 24 qershorit 2020

Nr. të lëndës KI 156/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI156/21, Parashtruese: Sylhane Sahiti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 185/2020, të 24 qershorit 2020

KI156/21, Vendim i 21 tetorit 2021, publikuar më 10 nëntor 2021 

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, përsëritje e kërkesës

Kërkesa KI156/21 është përsëritje e kërkesës së mëparshme KI30/21. Në kërkesën KI30/21, parashtruesja kishte kërkuar kthimin në gjendje të mëparshme, dhe të njëjtën kërkesë, duke bashkangjitur prova tjera, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës e kishte përsëritur edhe në kërkesën e tanishme.

Parashtruesja e kërkesës përsëriti pretendimet siç i kishte në kërkesën e saj KI30/21,  duke  kërkuar  vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të njëjtë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e tanishme nr. KI156/21, është përsëritje e kërkesës së mëparshme nr. KI30/21, të cilën Gjykata e kishte shpallur të papranueshme për shkak se ishte e pasafatshme.

Gjykata vlerësoi se  në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë e cila ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesja e kërkesës duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr.KI156/21 u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Sylhane Sahiti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile