Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme [Rev.nr.296/2022] të 29 korrikut 2022   

Nr. të lëndës KI06/23

Parashtruesit: Hizri Haxhiu

Shkarko:

KI06/23, Parashtrues: Hizri Haxhiu, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme [Rev.nr.296/2022] të 29 korrikut 2022   

KI06/23, Aktvendim për papranueshmëri i 17 janarit 2024, publikuar më 7 shkurt 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme.   

Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës e kishe paraqitur padi kundër punëdhënësit të tij KEDS, duke kërkuar që pas daljes në pension e paditura KEDS t’ia njohë pagesën në emër të shpërblimit për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës në nivel vendi.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi që Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.296/2022] të 29 korrikut 2022 e hodhi të palejuar revizionin e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit përmes të cilit ishte refuzuar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës që të shpërblehet për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse pas daljes në pension siç parashihet  në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës në nivel vendi.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se “vendim i fundit”, sipas nenit 49 të Ligjit është Aktgjykimi [Ac.nr.2871/2021]  i Gjykatës së Apelit i 19 prillit 2022, me të cilin ishte refuzuar ankesa e parashtruesit të kërkesës dhe se i njëjti ishte përfundimtar dhe i paapelueshëm.  Gjykata rikujtoi se edhe pse parashtruesi i kërkesës nuk ka cekur datën e pranimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, nga faktet e rastit, është e qartë së koha në mes të pranimit të aktgjykimit dhe datës së dorëzimit të kërkesës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ka kaluar afatin ligjor 4 (katër) mujor.

Gjykata konstatoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Hizri Haxhiu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile