Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 144/2018, të 4 majit 2018

Nr. të lëndës KI 180/18

Parashtruesit: Metullahe Hoxha

Shkarko:

KI180/18, Parashtrues i kërkesës: Metullahe Hoxha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 144/2018, të 4 majit 2018

KI180/18, Aktvendim për papranueshmëri i 18 dhjetorit 2019, publikuar më 23 janar 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, paafatshme

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 13 qershor 2012, parashtruesja e kërkesës e përmbushi kushtin e moshës për shkuarje në pension, prandaj, punëdhënësi i saj i atëhershëm e inicioi procedurën për pensionimin e parashtrueses së kërkesës. Parashtruesja e kërkesës, e pakënaqur me këtë proces, përkatësisht me mospagimin e pensioneve jubilare e inicioi procedurën gjyqësore për këtë çështje.

Pas kësaj, sipas ankesës së parashtrueses së kërkesës, ky proces kaloi nëpër të gjitha fazat e procedurës ankimore, duke përfunduar me Aktvendimin Rev. nr. 144/2018 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 4 majit 2018, i cili iu dorëzua parashtrueses së kërkesës më 13 qershor 2018.

Gjykata vëren se vendimi i kontestuar (Aktvendimi Rev. nr. 144/2018) i Gjykatës Supreme i është dorëzuar parashtrueses së kërkesës më 13 qershor 2018, ndërsa kërkesa kushtetuese është dorëzuar më 16 nëntor 2018.

Në këtë drejtim, Gjykata vëren se kërkesa kushtetuese është dorëzuar jashtë afatit ligjor 4 (katër) mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe specifikuar më tej me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtrueses është e papranueshme, sepse është e paafatshme.

Parashtruesit:

Metullahe Hoxha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative