Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI 157/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI157/20, Parashtrues: Naser Peci si përfaqësues i pretenduar i personit S.B,

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës,

KI157/20, Vendim i 17 dhjetori 2020, publikuar më 24 dhjetor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës, në këtë rast përfaqësuesi i pretenduar i personit S.B, para Gjykatës Kushtetuese konteston një Aktvendim të Gjykatës së Apelit. Përfaqësuesi i pretenduar para Gjykatës theksoi se Aktvendimi i i kontestuar është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të personit S.B. të garantuara me Kushtetutë.

Gjykata njoftoi personin S.B përmes shkresës për regjistrimin e kërkesës dhe njëkohësisht njoftoi përfaqësuesin e pretenduar, duke kërkuar sqarim se (i) a po vetë-përfaqësohet personi S.B pranë Gjykatës, apo (ii) po e përfaqëson atë përfaqësuesi i pretenduar [avokati Naser Peci].

Gjykata në afatin e caktuar, nuk kishte pranuar përgjigje as nga personi S.B. dhe as nga përfaqësuesi i pretenduar. Si rrjedhojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak se është e pa plotë, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës, dhe vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Naser Peci si përfaqësues i pretenduar i personit S. B.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile