KI93/20, Parashtrues: Tush Kolgjeraj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 825/17 të 6 tetorit 2017
KI93/20, vendim për refuzim të kërkesës së 14 tetorit 2020, publikuar më 12 nëntor 2020
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër
Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës për herë të tretë dhe atë në rastet KI 127/18, KI201/19 dhe KI93/20 me të njëjtën kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 825/17 të 6 tetorit 2017.
Gjykata vlerësoi që në mënyrë që ta shqyrtojë një kërkesë që ka të bëjë me faktet e njëjta si në kërkesën e mëparshme, parashtruesi i kërkesës duhet që vërtetë të ofrojë informata të reja të cilat më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit është, në fakt, kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, për të cilat Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr. KI201/19 refuzohet me procedurë të shkurtër.
Tush Kolgjeraj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile