Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 6822/22] të 27 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI 45/23

Parashtruesit: Kujtim Amurllahi

Shkarko:

KI45/23, Parashtruesi i kërkesës, Kujtim Amurllahi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit  [Ac. nr. 6822/22] të 27 dhjetorit 2022

KI45/23, Aktvendim për papranueshmëri i 22  maj 2023, publikuar më 16 qershor 2023

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, e drejta në pronë

Thelbi i procedurës gjyqësore të parashtruesit të kërkesës  para gjykatave të rregullta lidhej me çështjen e ushtrimit të së drejtës pronësore mbi pasurinë e paluajtshme, për rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës ka iniciuar dy procedura gjyqësore, i) Procedurat gjyqësore në lidhje me vërtetimin e të drejtave të pronësisë mbi pronën, dhe, ii) Propozim për përcaktimin e masës së sigurisë mbi pronën.

Procedura  që kontestohet nga parashtruesi i kërkesës para gjykatës ka të bëjë me propozimin për caktimin e masës së sigurisë për lëndën e kontestuar.

Gjykatat e rregullta refuzuan kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë, duke vlerësuar se masa mund të vendoset vetëm nëse propozuesi i masës e bën të besueshme të drejtën e tij subjektive dhe paraqet prova ose rrethana që e bindin gjykatën se pa caktimin e masës së sigurisë, ekziston rreziku serioz që kundërshtari i masës së sigurisë, me veprimet ose mosveprimet e tij, ta ketë pamundësuar ose të vështirësojë ndjeshëm realizimin e kërkesëpadisë, gjë që nuk e ka bërë.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi para Gjykatës shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të drejtë) dhe nenin 1. i Protokollit Shtesë 1 (Mbrojtja e pronës) KEDNJ-së. Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës besonte se gjykatat kishin përcaktuar gabimisht situatën faktike dhe se ato nuk i kishin arsyetuar vendimet e tyre në përputhje me kërkesat e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata ka analizuar në mënyrë të detajuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, duke zbatuar parimet e GJEDNJ-së, si në lidhje me zbatimin e gabuar të së drejtës materiale, ashtu edhe me të drejtën për një vendim gjyqësor të arsyetuar, ndërsa ka konstatuar se këto pretendime të parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara.

Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është e papranueshme për shqyrtim sipas nenit 39 paragrafi 2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Kujtim Amurllahi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile