KI136/22, Parashtrues: “Marash Petrol-D” Sh.p.k. Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, Dhoma e Shkallës së Dytë, Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22, të 23 gushtit 2022
KI136/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 18 janarit 2023, publikuar më 7 shkurt 2023
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e pasaftshme, kërkesë qartazi e pabazuar
Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një Marrëveshje të mbitërheqjes, të 28 qershorit 2004 të nënshkruar në mes të parashtruesit të kërkesës dhe Kasabankës (tani NLB Banka), mosrespektimi i kushteve të të cilës sipas shkresave të lëndës, rezultoi në fillimin e procedurave gjyqësore nga ana e kreditorit.
Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës konteston Aktvendimin [Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22] të 23 gushtit 2022, të Gjykatës Komerciale në lidhje me Aktvendimin [PPP. Nr. 153/21, nr. i dokumentit 02080890], të 12 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore në Gjakovë, vendime që ndërlidhet me kërkesën për eliminimin e parregullsive të përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore dhe Aktvendimin [PPP. Nr. 153/21, nr. i dokumentit 02080766], të 12 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore në Gjakovë që ndërlidhet me kërkesën për përjashtimin e përmbaruesit privat, duke pretenduar shkelje të neneve 3 [Barazi para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata konstatoi se: (i) pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Gjakove, të 12 gushtit 2021 për refuzimin e kërkesës për përjashtimin e përmbaruesit privat duhet të refuzohen si të pasafatshme ashtu siç është përcaktuar me nenin 49 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) te Rregullores se punës dhe (ii) pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale, të 23 gushtit 2022 që ndërlidhet me kërkesën për eliminimin e parregullsive të përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese, siç është përcaktuar përmes paragrafit (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
“Marash Petrol-D” Sh.p.k.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile