Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev.nr. 373/2021 të 6 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 167/22

Parashtruesit: Fatos Kakeli

Shkarko:

KI167/22, Parashtrues: Fatos Kakeli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev.nr. 373/2021 të 6 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë për përsëritje të procedurës

refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës për anulimin e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, dhe vërtetimin se parashtruesi i kërkesës është pronar në bazë të trashëgimit në pjese ideale prej nga 1/7 të ngastrës kadastrale. Gjykata e Qarkut fillimisht aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës duke e prishur aktgjykimi e lartcekur të Gjykatës Komunale, si dhe e ktheu lëndën në të njëjtën gjykatë në procedurë të serishme. Në vijim, Gjykata Komunale refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës. Në vijim, Gjykata e Qarkut refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Komunale. Ndaj Aktgjykimit të lartcekur paraqitën kërkesë për revizion parashtruesi i kërkesës dhe kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë paraqiti Prokurori i Shtetit. Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e Prokurorit të Shtetit, ndërsa revizioni i parashtruesit të kërkesës u hodh si i palejuar (vendimi pëfundmitar i vlerësimit të çështjes në merita). Më pastaj parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar 3 herë radhazi mjetin e jashtëzakonshëm juridik -kërkesë për përsëritje të procedurës. Përfundimisht Gjykata Supreme kishte refuzuar si qartazi të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës të parashtruar në procedurën e 3-të të përsëritjes së procedurës.

Gjykata sjellë në vëmendje pretendimet e parashtruesit të kërkesës se vendimet e gjykatave të rregullta i kanë shkelur atij të drejtat e garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, përkatësisht i njëjti pretendon se atij i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë, e cila i garanton individit trajtim në gjykatë të secilës kërkesë lidhur me të drejtat dhe detyrimet civile, përmes inicimit të procedurave civile, për shkak se atij i është cenuar qasja në gjykatë si pasojë e interpretimit të ngushtë të normave relevante, me ç’ rast Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës.

Në vijim, Gjykata vlerësoi se çështja e parashtruesit të kërkesës ishte vlerësuar përmes vendimit përfundimtar të vlerësimit të çështjes në merita, përkatësisht Aktgjykimit [Rev.Mlc.nr.197/2011] të 14 majit 2013, të Gjykatës Supreme. Në bazë të shkresave të lëndës, Gjykata vëren se koha në mes të pranimit të aktgjykimit të lartcekur dhe të datës së dorëzimit të kërkesës së tij, më 4 nëntor 2022, në Gjykatë ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.  Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [Rev.Mlc.nr.197/2011] të 14 majit 2013, është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh. Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, lidhur me këtë çështje është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

Në anën tjetër për sa i përket vlerësimit të vendimit të kontestuar përkatësisht Aktvendimin [Rev.nr. 373/2021] të 6 tetorit 2021, të Gjykatës Supreme, Gjykata sqaron se gjykatat e rregullta në procedurën sipas kërkesës për përsëritje të procedurës vendosin vetëm lidhur me çështjen nëse kërkesa për përsëritje të procedurës plotëson kushtet procedurale për miratimin e saj, dhe jo për “të drejtat dhe detyrimet civile” të parashtruesit të kërkesës brenda kuptimit të së drejtës për gjykim të drejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së.

Gjykata konstaton se procedura gjyqësore në të cilën parashtruesi i kërkesës i bazon pretendimet e tij ankimore kishte të bënte vetëm me vlerësimin e përmbushjes së kërkesave procedurale të cilat duhet t’i përmbushë një kërkesë për përsëritje të procedurës, në mënyrë që të jetë e pranueshme, dhe kështu rasti do të rihapej për shqyrtim dhe vlerësim në procedurën e përsëritur. Prandaj, Gjykata rikujton praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikën e vet gjyqësore, sipas së cilës neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohen në kërkesat për rishikimin ose përsëritjen e procedurës. Prandaj, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me procedurën gjyqësore të zhvilluar nga gjykatat sipas kërkesës së tij për rishikimin e procedurës shpallet e papranueshme, për shkak se është e papajtueshme ratione materiae me Kushtetutën, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit dhe rregullit 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Fatos Kakeli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit , Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile