Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN. nr. 689/2023] të 4 korrikut 2023, të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI270/23

Parashtruesit: Muhamed Mustafa Lahu

Shkarko:

KI270/23, Parashtrues: Muhamed Mustafa Lahu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN. nr. 689/2023] të 4 korrikut 2023, të Gjykatës së Apelit të Kosovës

KI270/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 4 shtatorit 2024, publikuar më 11 tetor 2024  

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për  gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ngritje e aktakuzës, kërkesë e parakohshme

Rrethanat e rastit konkret kanë të bëjnë fillimisht me një kallëzimin penal të ngritur kundër parashtruesit të kërkesës, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe më 25 shtator 2015, Prokuroria nxori aktvendim për fillimin e hetimeve kundër parashtruesit të kërkesës. Më 5 shtator 2017, Prokuroria ngriti aktakuzën kundër parashtruesit të kërkesës, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartcekur. Gjykata Themelore e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për veprën penale për të cilën akuzohej, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti. Pas ankesës së parashtruesit në Gjykatën e Apelit, ku në mënyrë specifike parashtruesi i kërkesës pretendoi se në rastin e tij aktakuza është ngritur jashtë afateve të përcaktauara ligjore, respektivisht dy vite pas ngritjes së kallzimit penal. Gjykata e Apelit aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës ashtu që anuloi aktgjykimin e ankimuar dhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim para gjykatës së njëjtë. Gjykata e Apelit  konstatoi se aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase gjykata e shkallës së parë ka aprovuar deklaratën e të akuzuarit për pranimin e fajësisë pa u plotësuar kushtet ligjore të përcaktuara me nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe ka vepruar në kundërshtim me shkresat e lëndës, dhe pastaj bazuar në kundërthëniet e provave personale dhe materiale me pranimin e fajësisë, gjykata e shkallës së parë nuk është dashur ta aprovoj të njëjtën. Lidhur me pretendimet e parashtruesit se aktakuza është ngritur jashtë afatve të përcaktuara ligjore, Gjykata e Apelit refuzoi të njëjtat si të pabazuara. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për hedhje të  aktakuzës pranë Gjykatës Themelore, ku kjo e fundit refuzoi të njëjtën si të pabazuar. Vendimi i Gjykatës Themelore ishte aprovuar edhe nga Gjykata e Apelit. Më 5 dhjetor 2023, Gjykata Themelore mbajti shqyrtimin gjyqësor, i cili u ndërpre për shkak se avokati i parashtruesit të kërkesës, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit me arsyetimin se i njëjti në mënyrë të vazhdueshme po i bënte ndërhyrje në mbrojtje dhe konsideroi se u cenua mbrojtja efektive e të drejtave të parashtruesit të kërkesës, duke u bazuar në dispozitat e nenit 38, pargrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Parashtruesi në mënyrë specifike para Gjykatës kontestoi vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili vërtetoi vendimin e shkallës së parë me të cilin iu refuzua kërkesa e parashtruesit për hedhje poshtë të aktakuzës, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNj-së.

Duke marrë parasysh se rasti i parashtruesit të kërkesës në momentin e paraqitjes së kërkesës në Gjykatë ishte në fazën e shqyrtimin gjyqësor, në Gjykatën Themelore, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës, në kontekstin e ligjit aktual procedural të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me parimin e subsidiaritetit, ende mund t’i paraqesë pretendimet e tij gjatë procedurës penale kryesore pranë gjykatave të rregullta, siç parashihet me dispozitat përkatëse ligjore, e cila gjithashtu mund të dorëzohet pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor

Gjykata në këtë fazë të procedurës konkludoi se kërkesa e parashtruesit është e parakohshme dhe në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe në bazë të rregullit 34 (1) (b) të Rregullores së punës deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Muhamed Mustafa Lahu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale