Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit për Papranueshmëri të kontestuar  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nr. KI 49/18 të datës 14 dhjetor 2018

Nr. të lëndës KI 103/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI103/19, Parashtrues: Ilmi Sopa, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit për Papranueshmëri të kontestuar  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nr. KI 49/18 të datës 14 dhjetor 2018 

KI103/19, Vendim për refuzimin e kërkesës i 29 prillit 2020, i publikuar më 13 maj 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësimi i kushtetutshmërisë së një Aktvendimi për Papranueshmëri të kontestuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kërkesa nuk i përmbush kërkesat procedurale për shqyrtimin e kërkesës së refuzuar.

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 03 / L-121 dhe Rregullin 32 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata vëren se objekt i kërkeses aktuale me nr. KI103/19 është i njëjtë me atë që kishte kërkesa nr. KI 49/18 në të cilin parashtruesi i kërkesës kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit  PML. nr. 316/2016 të datës 15 mars 2017.

Parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ndonjë fakt të ri të rëndësishëm për të nxjerrë një vendim të ri, por përkundrazi kjo është thjesht një përpjekje tjetër e parashtruesit të kërkesës që të kërkoj nga Gjykata të njëjtin vlerësim të kushtetutshmërisë të cilin ai tanimë e kishte kërkuar në kërkesën nr. KI 49/18.

Bazuar në atë që u tha më sipër, Gjykata vie ne përfundim se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është, në të vërtetë, kërkesë për përsëritjen e një procedure të mëhershme, në të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në bazë të Rregullit 35 (5) të Rregullores së punës, kërkësa nr. KI103/19 është refuzuar me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ilmi Sopa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile