Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit, P.M.L. nr. 63/2024, të 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI51/24

Parashtruesit: Isa Salihi

Shkarko:

K51/24, parashtrues, Isa Salihi , Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit P.M.L. nr. 63/2024 të 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës  

KI51/24, Aktvendim për   papranueshmëri i 30 tetorit 2024, publikuar më 27 dhjetor 2024

Fjalët kyç: e drejta për përzgjedhje të lirë të mbrojtësit, e drejta për gjykim të drejtë, qartazi e pabazuar

Në kërkesën në fjalë, si parashtrues i kërkesës paraqitet avokati i cili ka mbrojtur të akuzuarin G.A. në procedurën penale. Në seancën fillestare të shqyrtimit, avokati i të dëmtuarit, A. Sh. kërkoi nga Gjykata Themelore që të përcaktohet nëse parashtruesi i kërkesës mund të jetë mbrojtës i të pandehurit, për arsye se ai paraqitet edhe si mbrojtës i të pandehurit në një rast  tjetër përkatës. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata Themelore, në pajtim me dispozitat e nenit 54, paragrafi 1 i KPPRK-së mori aktvendimin [PKR nr. 323/2017], përmes të cilit  refuzoi që parashtruesi i kërkesës të jetë mbrojtës i të pandehurit G.A. në procedurën penale.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, të cilën ajo e refuzoi, duke konsideruar se aktvendimi i Gjykatës Themelore mbështetet në bazë ligjore, ndërsa Gjykata Supreme hodhi poshtë si të palejueshme ankesën e parashtruesit të kërkesës  për shkak se ajo nuk i plotësoi kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 432 të KPPK-së.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë duke pretenduar se aktvendimet e gjykatave të rregullta cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13  (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

Megjithatë, thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës ka të bëjë me pretendimin se të drejtat e lartcekura janë shkelur për shkak se gjykatat kanë zbatuar gabimisht dispozitën ligjore të nenit 54, paragrafi 1 të KPPRK-së, me çka atij iu mohua e drejta për ta përzgjedhur lirisht një avokat mbrojtës në procedurën penale.

Në analizën e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata zbatoi parimet e praktikës së GJEDNJ-së dhe arriti në përfundimin se gjykatat nuk e kanë zbatuar në mënyrë të gabuar të drejtën materiale. Gjithashtu ai ka përdorur në procedurë të gjitha mjetet juridike në dispozicion . Prandaj, Gjykata i deklaroi pretendimet e parashtruesit të kërkesës si pretendime të kategorisë ii) “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”. Prandaj, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Isa Salihi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale