KI151/24, Parashtrues N.T. “SPORTING”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit K.Dh.Shk.II.nr.1276/23 të 5 marsit 2024 të Gjykatës Komerciale të Kosovës
KI151/24, Aktvendim për papranueshmëri i 25 shtatorit 2024, publikuar më 28 tetor 2024;
Fjalët kyçe: përmbarimi; fatura; debitori;
Rrethanat e rastit konkret kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje midis debitorit dhe parashtruesit të kërkesës lidhur me realizimin e borxhit. Debitori, I.E., si pronar i biznesit N.N.SH. “P&I”, kishte fituar tenderin për një projekt dhe kishte kërkuar nga parashtruesi i kërkesës si nënkontraktor ofertë për vendosjen e 6 tribunave teleskopike. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se kishte përmbushur detyrimin për vendosjen e të gjitha tribunave sipas marrëveshjes mirëpo nuk e kishte pranuar shumën sipas marrëveshjes, ndërsa debitori pretendonte se e kishte bërë pagesën për shumën përkatëse prej 57,000 euro. Pasi debitori nuk e kishte kryer pagesën e plotë sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, ky i fundit i ishte drejtuar përmbaruesit për t’u lëshuar urdhri përmbarimor për shumën e mbetur prej 32,845.60 euro. Megjithatë, gjykata e shkallës së parë anuloi urdhrin përmbarimor, duke vlerësuar se fatura e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës nuk përmbushte kushtet ligjore për të qenë dokument i besueshëm për përmbarim, pasi nuk ishte pranuar nga debitori. Gjykata e shkallës së dytë e vërtetoi këtë vendim, duke konfirmuar se mungesa e nënshkrimit dhe vulës së debitorit e bënte faturën të papërshtatshme për përmbarim.
Parashtruesi i kërkesës pretendoi se aktvendimi i Dhomës së shkallës së dytë shkelte nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, Parashtruesi i kërkesës pretendonte që Dhoma e shkallës së dytë nuk i ka dhënë mbrojtje ligjore një fature e cila rrjedh nga puna e vlefshme juridike e lidhur nga palët, duke i vlerësuar vetëm anën formale të faturës, nëse ajo ishte e nënshkruar nga debitori, pa i vlerësuar rrethanat e ekzistimit dhe pranimit të detyrimit nga debitori. Ai gjithashtu pretendoi se Dhoma kishte zbatuar praktika të ndryshme në raste të ngjashme dhe se nuk ishte mbajtur seancë dëgjimore, duke i mohuar të drejtën për t’i parashtruar pretendimet e tij.
Gjykata vendosi që nuk është detyra e saj të krahasojë vendimet e gjykatave të rregullta, për aq kohë sa ato nuk janë arbitrare. Divergjencat në vendimmarrjen gjyqësore janë pjesë e sistemit, dhe pretendimet e parashtruesit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës u cilësuan si të pabazuara, pasi nuk u ofruan prova për interpretime të ndryshme në shumë raste. Lidhur me mos mbajtjen e seancës dëgjimore, Gjykata vendosi se gjykatat kishin të drejtë të mos mbajnë seancë, pasi
N.T. “SPORTING”
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile