Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit CA.nr. 1802/2019 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 6 majit 2019

Nr. të lëndës KI 192/19

Parashtruesit: Naser Shala

Shkarko:

KI192/19, Parashtrues: Naser Shala, vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit CA.nr. 1802/2019 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të datës 6 maj 2019

KI192/19, Vendim për refuzim të kërkesës i 26 shkurtit 2020, i publikuar më 23 mars 2020

Fjalë kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, kërkesa nuk i përmbush kërkesat procedurale për shqyrtimin e kërkesës, kërkesë e refuzuar.

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr.03/L-121 dhe Rregullin 32 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës zhvilloi një kontest para gjykatave të rregullta në lidhje me pengimin e posedimit, që arriti kulminacionin me vendimin e Gjykatës së Apelit të cilin parashtruesi i kërkesës e kundërshton përpara Gjykatës Kushtetuese.

Në dy raste, Gjykata u përpoq ta kontaktojë parashtruesin e kërkesës lidhur me plotësimin e kërkesës, që ishte e nevojshme për të vendosur më tej në lidhje me këtë kërkesë. Sidoqoftë, në të dyja rastet, shkresat e njoftimit iu kthyen Gjykatës, me vërejtjen se parashtruesi i kërkesës nuk jetonte në adresën e deklaruar në kërkesë.

Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se kërkesa në fjalë është jo e plotë sepse parashtruesi i kërkesës nuk e deklaroi adresën e tij në mënyrë të saktë dhe nuk dorëzoi dokumentet përcjellëse të kërkuara nga Gjykata për të dëshmuar pretendimet e tij.

Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa nuk i përmbush kërkesat procedurale për shqyrtim të mëtutjeshëm të parashikuara me rregullat 32 dhe 35 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Naser Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile