KI61/24, parashtrues: Agjencia Kosovare e Privatizimit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [ARJ. nr. 198/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 21 dhjetorit 2023
KI61/24, Aktvendim për papranueshmëri i 11 shtatorit 2024, publikuar më 17 tetor 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta e pronës, qartazi e pabazuar
Në bazë të shkresave të lëndës, rezulton se personi D.B., gjatë vitit 2020, parashtroi një kërkesë në Zyrën Kadastrale në Ferizaj, në të cilën kërkoi që ngastra kadastrale [numër P-72217087-0057913], me sipërfaqe prej 35164 m2, e cila gjendet në Zonën Kadastrale Fshat i Vjetër, Komuna e Ferizajt, të regjistrohet në emër të tij. Kërkesa u miratua dhe prona në fjalë u regjistrua në emër të personit D.B.
Kundër vendimit të shërbimit kadastral parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesëpadi në Gjykatën Themelore. Gjykata Themelore kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të plotësojë kërkesëpadinë brenda afatit të caktuar. Parashtruesi i kërkesës plotësoi e kërkesëpadinë, duke e humbur kështu afatin ligjor. Duke pasur këtë parasysh, Gjykata Themelore e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës si kërkesë e paraqitur pas afatit kohor. Vendime të njëjta morën edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.
Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë duke pretenduar se vendimet e gjykatave të rregullta ia cenojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.
Në procesin e shqyrtimit të kërkesës, Gjykata zbatoi principet dhe parimet e praktikës së saj si dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, duke konstatuar se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara, në përputhje me rregullin 34 paragrafi (2) të Rregullores së punës, për arsye se humbja e afatit të përcaktuar ligjor sjell me vete edhe pasoja të caktuara juridike. Posaçërisht për arsyen se efekti i asaj pasoje tashmë ishte cekur në aktvendimin e Gjykatës Themelore.
Agjencia Kosovare e Privatizimit
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile